Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria e Maqedonia e Veriut nisin kontrollin e përbashkët kufitar, Rama e Kovaçevski monitorojnë së bashku pikën në Qafë Thanë


Nga sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisin programin e ri kufitar.

Kryeministri Rama i cili postoi edhe një status, ndodhet në Qafë Thanë së bashku me Kovaçevskin për të monitoruar programin.

“Qafë Thanë – Hyn në fuqi programi i ri kufitar  “Një ndalesë – Një kontroll”, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara.”- shkruan Rama.

Gjatë këtij takimi u prezantua edhe nisma “One stop shop” mes dy vendeve.

“Rezultati i këtij bashkëpunimi është fakti se sot jemi këtu bashkë në kalimin kufitar Qafë-Thanë ku theksojmë fillimin e start shop. Sot mundësojmë qarkullimin më të shpejtë dhe kalimin e kapitalit më shpejt. Kjo rrit, shoqërimin mes njerëzve diçka që prej një shekulli mungonte mes dy vendeve, Sot ne jemi shembull sesi duhet të jenë dy shtete fqinje. Me anë të kësaj ne lehtësojmë tregtinë e 11 kompanive. Kështu ne mundësojmë qasje më të lehtë, në porte etj. Sot shënojmë fillimin e one stop shop mes dy kalimeve kufitare por do bëhet edhe Korridori i 8, ku për 5 vite do të bëhet realitet. Për 5 vite do të kemi infrastrukturën më të mirë në Ballkan. Ky korridor mund të ketë financim në BE dhe do të mundësojë realizimin e hekurudhës. Anijet do të arrijnë në Strugë ku deri tani nuk e mendonte njeri. Unë jam një prej atyre që përsërit se nuk na duhen në kufi. S’ka në BE s’ka pse të ketë asnjë Ballkan. Marrëdhëniet dypalëshe janë më të mira se kurrë. Ajo që prej nesër vijon është rritja e kapaciteteve të punonjësve këtu por edhe në infrastrukturë, ku pritja  në kufi do të jetë më e pakët.”- tha Rama.