Portet kroate do të përdoren për eksportin e grurit ukrainas, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm ukrainas Dmitri Kuleba pas negociatave me ministrin kroat të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grlic-Radman, i cili mbërriti në Kiev, sipas TASS.
“Ne kemi rënë dakord për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe në detin Adriatik për të transportuar grurë ukrainas,” tha Kuleba, cituar nga shërbimi i shtypit i ministrisë së tij.
“Tani do të punojmë për të vendosur rrugët më efikase drejt këtyre porteve dhe do të shfrytëzojmë sa më shumë këtë mundësi”, shtoi ai.
Ministri ukrainas tha gjithashtu se “armët ishin tema kryesore e negociatave sot”
“Për arsye të qarta, nuk do të ndaj detajet, do të them vetëm se ka marrëveshje specifike që do të zbatohen së shpejti”, tha Kuleba.