Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike zyrtare e thirrur nga kryetari i rikthyer Lulzim Basha zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.
Në mbledhje Basha propozoi mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 2 shtator.
Gjithashtu u vendos dhe agjenda që do ketë mbledhja e Kuvendit Kombëtar.
gjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë: Ndryshime statutore; Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore; Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.
Mësohet se përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.
Sipas tij, shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike:
1.Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.
2.Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve.
Në mbledhjen e Kryesisë ishin të pranishëm:
1-Fitim Zekthi
2.Taulanda Jupi
3.Arbi Agalliu
4.Gazmend Koduzi
5.Oriola Pampuri
6.Gentian Gaba
7.Kreshnik Çollaku
8 Flutura Açka
9 Merita Bakiu
10.Xhemal Gjunkshi
11.Enkelejd Alibeaj
12.Taulant Zeneli
13. Endri Hasa
14.Indrit Sefa
Ndërkohë, Roland Bejko, Agron Kapllanaj dhe Jemin Gjana, ishin prezentë online