Avokati Altin Goxhaj nuk sheh shanse që të futen në burg Erion Veliaj apo Edi Rama.
Sipas Goxhajt, nuk ka ndodhur në asnjë vend që në 30 vjet reforma që një strukturë që ka shpikur Fondacioni Soros të futë në burg figurat politike ku ka investuar vetë.
Avokati sjell shembullin kur Fondacioni Soros shkoi dhe mori me avion privat njerëzit e vet në Afganistan dhe i solli në Shqipëri për të treguar se kujdeset për njerëzit e tij.
Postimi i plotë:
Mbajeni shënim:
Çfarëdo të lexoni dhe të shihni, çfarëdo të dëgjoni në kafe apo punë, nuk ekziston asnjë shans as 0.001% që Veliaj apo Rama të futen në burg! Madje as këlyshët që ka pjell drejtpërdrejt Fondacioni Soros!
Nuk ka ndodhur askund në 30 vjet dhe nuk ndodh që një strukturë që ka shpikur Fondacioni Soros si SPAK me Reformën Soros në Drejtësi, të hajë kokën e pjellave të veta.
Askund! Asnjëherë!
Ju kujtoj se si dikur kur aeroporti i Kabulit ishte në kaos dhe ushtarët amerikanë s’dinin si të shpëtonin veten e tyre, një avion privat vajti dhe mori gjithë klyshët e Fondacionit Soros në Afganistan dhe i solli në Durrës në Hotel me 5 yje për ti treguar botës mbarë se Soros kujdeset deri në detaj për klyshët e vet dhe kur vetë ushtria amerikane s’di çfarë të bëj me veten e vet!
Ndaj harrojeni se do arrestohet Veliaj i cili po pret të zëvendësojë Ramën!
Ndaj po shihni sot edhe këta tipat e Soros që flasin për Lëvizjen Qytetare të Soros, që po përpiqen të garantojë tranzicionin e sigurtë të pushtetit, kur ti vijë momenti, nga Rama tek Veliaj! Siç bënë dikur me Fatos Nanon që nëpërmjet Lëvizjes Qytetare të Soros me Veliajn e kaluan pushtetin tek Rama!