Vendosni fjalën kyçe....

Franca nisi evakuimin për qytetarët e saj dhe të vendeve të tjera evropiane në Nigeri


Franca nisi evakuimin për qytetarët e saj dhe qytetarët e vendeve të tjera evropiane nga Nigeri, gati një javë pasi junta ushtarake mori pushtetin. Vlerësohet se disa qindra qytetarë francezë ndodhen në Niger për momentin. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar gjithashtu që qeveria e presidentit Mohamed Bazoum të rikthehet menjëherë në pushtet.

Ministria e Jashtme franceze tha se vendimi për fillmin e evakuimeve u nxit nga dhuna ndaj ambasadës franceze në kryeqytetin Niamey dhe mbyllja e hapësirës ajrore të Nigerit. Franca planifikon të evakuojë qindra qytetarë francezë dhe evropianë nga Nigeri gjatë 24 orëve të ardhshme.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha në mediat sociale të martën se Italia gjithashtu do t’u ofrojë qytetarëve të saj në Niamey fluturime evakuimi.

Organizata rajonale e Afrikës Perëndimore, e njohur si ECOWAS, njoftoi se ka vendosur sanksione kundër krerëve të grushtit të shtetit në Niger dhe se mund të përdorë forcën për të rikthyer presidentin Mohamed Bazoum në pushtet.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar gjithashtu që qeveria e zotit Bazoum të rikthehet menjëherë.

Burkina Faso dhe Mali, dy nga fqinjët e Nigerit, që veprojnë nën qeveritë ushtarake, lëshuan një deklaratë të përbashkët të hënën duke thënë se çdo veprim ushtarak kundër Nigerit do të konsiderohet “një shpallje lufte kundër Burkina Fasos dhe Malit”.

Guinea, një tjetër vend fqinj i udhëhequr nga junta ushtarake, shprehu kundërshtimin e saj ndaj sanksioneve të ECOWAS-it dhe mundësisë për ndërhyrje ushtarake.

BE-ja nuk po planifikon të evakuojë zyrtarisht personelin e saj nga Nigeri, megjithëse ata janë të lirë të largohen, tha një zëdhënës i Komisionit të martën (1 gusht), duke shtuar se zyrtarët po i ndjekin nga afër zhvillimet./VOA.