Vendosni fjalën kyçe....

Partizani fiton 4-1 ndaj Atletic Esclades, kalon në turin e 3-të të Conference League


Partizani është kualifikuar në turin e 3-të të Conference League duke triumfuar 4-1 ndaj Atletic Esclades në “Air Albania”.

Gjithashtu edhe në në ndeshjen e parë në Andorra fitoi me shifrat minimale 0-1.

Ndeshja nuk nisi mirë për të kuqtë, që ngatërrohen në prapavijë, por Piloto nuk përfitoi dot, duke kaluar portierin dhe duke mos goditur në portë.

Në minutën e gjashtë Mba shfaqet në zonën e miqve nga Andorra, por gjen kundërpërgjigjen e portierit Gracia. Skuadra e drejtuar nga Zoran Zekic festoi në minutën e 28-të me Carën, i cili gjeti golin. Pas disa lëvizjeve të bukura, Cara realizoi të dytin në fundin e fraksionit, për t’i dhënë kështu ekipit qetësinë e duhur për pjesën e dytë të takimit.

Partizani vazhdoi me shënimin e golave, teksa në të 65-tën Rrapaj dërgoi topin pas shpinës së portierit rival.

Atletic Ecaldes “tundi rrjetën” në fund me penallti me Lopez, për golin e nderit. Në limite pati kohë edhe për golin e Grezdës.

Kështu, të kuqtë kualifikohen në turin e 3-të të Conference League, ku do të përballen e skuadrën nga Letonia, Valmiera!