Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 2 në Itali dhe 1 në USA, të dënuar me 6, 7 dhe 9 vjet burgim.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, për tre shtetas në kërkim ndërkombëtar, informacionet i janë dërguar autoriteteve policore italiane dhe atyre amerikane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.
Në bazë të informacioneve të dërguara nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, janë lokalizuar
– Në Itali, shtetasi Alesandro Locateli, dhe shtetasi Stefano Bottura;
– Në USA, shtetasi Elton Daka.
▪️Shtetasi Alesandro Locateli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2010, ky shtetas ka kryer dy transferta nga Sllovenia në Shqipëri, në shumën 500 000 euro, të cilat e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e këtij shetasi, në shtetin italian.
▪️Shtetasi Stefano Bottura ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.