Vendosni fjalën kyçe....

Reagon Veliaj: Mbështes veprimet e SPAK, mos u indoktrinoni nga portalet e baltës


 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sa u takon akuzave të opozitës për përfshirjen e tij në inceneratorin e Tiranës.

Veliaj nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se ky verpim i SPAK, është i mirëpritur në rrugën e zbardhjes së veprimtarsë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik.

Ai vijon poszimin e tij se bashkia e Tiranës do të jetë një pasqyrë e pastërtisë.

Postimi i Veliajt:

Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik.

Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes.