Një call-centre që kryente veprimtari ilegale wshtw zbuluar në Tiranë. Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, mes tyre përgjegjësin dhe shefen e këtij biznesi ilegal, ndërsa në kërkim është shpallur administratori.
Këta persona akuzohet se mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, për të investuar në tregje fiktive.
Gjatë operacionit policor të koduar “Selita Center” u arrestuan 6 shtetasit: Ermion Markaj; Patricja Radovani
Donald Toma; Areteo Butsi; Emanuele Jaho dhe Fiodor Zi, ndërsa u shpall në kërkim administratori i subjektit, Julian Markaj.