Vendosni fjalën kyçe....

E reja e gjetur e vrarë, “Xhadat” në MCN TV denoncoi dy muaj më parë prostitucionin te Ura e Dajlanit (Video)


Një 32-vjeçare u gjet e vdekur paraditen e sotme poshtë Urës së Dajlanit në zonën e Durrësit dhe pikërisht prostitucionin në këtë zonë, e denoncoi emisioni “Xhadat” në MCN TV dy muaj më parë.

Siç mund të shihni në videon më poshtë, nga investigimi i “Xhadave”, provohet me zë dhe me figurë zona me “drita të kuqe” në mes të rrugës, ku gazetari arrin që të gjejë një vajzë për marrëdhënie seksuale, madje edhe një transeksual.

E pavarësisht denoncimit të bërë në ekran, dy muaj pas këtij publikimi, as një masë duket se nuk u mor për zonën ku ushtrohej prostitucioni, duke përfunduar me vrasjen e së resë ditën e sotme.

Nga hetimet paraprake dyshohet se e reja Luljeta Preza me banim në Sukth, shfrytëzohej për prostitucion dhe pas abuzimit seksual me të mendohet të jetë vrarë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës, teksa dyshohet të jetë abuzuar seksualisht para krimit.

Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e MCN TV