Në orët e vona të mbrëmjes së 1 gushtit një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendrën tregtare “TEG” në Tiranë.
Shtetasi M.L me detyrë menaxher i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e qendrës dyshohet se u vetëvra me armë zjarri.
“Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te qendra tregtare Teg, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e TEG), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njoftonte policia.