Vendosni fjalën kyçe....

Një në tre maturantë zgjedh teknologjinë rritet interesi dhe për bujqësinë


Mbi 17 mijë maturantë kanë aplikuar për të nisur studimet e larta në Shqipëri. Një ditë para mbylljes së procesit drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar  I bën thirrje të rinjve të  plotësojnë formularin a2 dhe të rendisin  degët e pëlqyera.

Kemi arritur një shifër të rreth 80% të maturantëve që mund të aplikojnë  e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Nga rreth 20 mijë maturantë të konfirmuar mbi 17 mijë e kanë plotësuar formularin A2.  Aplikoni, aplikoni se nuk humbni asgjë. Më pas mund të rimendojnë zgjedhjen , regjistroheni apo jo vendosni pas një muaji

Në përzgjedhjen e dhjete programeve të studimit   të rinjtë janë orientuar  drejt atyre degëve që iu ofrojnë më shumë mundësi punësimi.   Kryesojnë degë të teknologjisë ndjekur nga ato të shëndetit  dhe ekonomisë.

“Degët kryesore në të cilat janë fokusuar aplikimet e maturantëve janë  mjekësia dhe shëndeti me mbi 16% të aplikimeve bashkë me infermierinë shkojnë në 23%,  është inxhinieria, teknologjia dhe IT që me mbi 27 % në total, programet e këtij niveli janë në vend të parë për pëlqyeshmërinë nga maturantët. Vetëm It në vetëvete ka rreth 15% të aplikimeve, më pas vjen ekonomike me rreth 16% të aplikimeve “

Heqja e mesatares 8.5 për të përfituar bursë sa paga minimale duket se këtë  vit ka nxitur  maturantët  të aplikojnë dhe në disa prej programeve  të shpallura prioritet kombëtar pak të pëlqyera ndër vite.

“Mësuesia që hynë tek degët prioritare që ka një qëndrueshmëri ndër vite, ka lëvizur tek 8%, këtë vit jemi pak a shumë tek 8.5% e totalit të aplikimeve. Vetëm në Universitetin e Bujqësisë kemi 4 mijë aplikanët që kanë zgjedhur një nga degët e këtij universiteti që është një shifër e mirë.”

Fituesit për në universitet shpallen në fund të gushtit për të nisur më pas me regjistrimet në fakultete. Këtë vit do të ketë dy raunde dhe në fund të raundit të dytë të rinjtë që nuk janë shpallur fitues në asnjë degë mund të regjistrohen aty ku kanë mbetur vende të lira.