Vendosni fjalën kyçe....

U arrestua me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës, jepet masa e sigurisë për Dritan Goxhajn


Pak ditë pasi u arrestua nga policia e Tiranës me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës, është dhënë masa e sigurisë për ish anëtarin e UÇK-së Dritan Goxhajn.

Gjykata Tiranë cakton masën e sigurisë ’40 ditë arrest në burg’ për ish-ushtarin e UÇK, Dritan Goxhaj. Në sallën e gjyqit ai është shprehur se nuk ka bërë asgjë të paligjshme.

Dritan Goxhaj ka qene shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999. Ai i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.