Një 28-vjeçar është shpëtuar pas 10 orëve në mes të detit, pasi ishte nisur me një motor uji nga Porto Palermo drejt Borshit dhe për shkak të një defekti mjeti lundrues ishte fikur në mes të detit. Për pasojë, rrymat detare e kishin zhvendosur atë në drejtim të ishullit të Korfuzit
Operacioni për kërkimin dhe shpëtimin e tij nuk zgjati pak, por 10 orë.
Ai ishte nisur rreth orës 20:00, ndërsa policia mundi ta gjente vetëm në orën 06:20 të ditës së sotme në det të hapur. 28-vjeçari kishte shkuar 2.5 milje në thellësi të detit. Aktualisht ai është në gjendje të mirë shëndetësore.