Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur sot në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”.
Shtetasja Alketa Lazaj, banuese në Tiranë 46 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka mbetur e plagosur vetë ajo, nëna e saj, Vitori Lazaj, 70 vjeçe, si dhe kunati, Ardian Ahmetaj, 46 vjeç, banues në Itali.
Tre të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.