Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Moravë të Beratit. Policia njofton se një automjet ka aksidentuar një 75-vjeçar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor.
75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.