Vendosni fjalën kyçe....

Balla reagon për arrestimin e oficerit në Durrës: Pastrimi i vatrave të krimit edhe brenda Policisë do e çojë Shqipërinë në nivel tjetër


Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar pas arrestimit të një oficeri policie në Durrës me akuzat për korrupsion dhe ndihmë të trafikut të lëndëve narkotike.

Balla thotë se lufta kundër vatrave të krimit dhe brenda organizatës së Policisë do e çojë Shqipërinë në një nivel tjetër.

Sapo kemi dërguar para drejtësisë një tjetër oficer policie me gradën N/Komisar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të përfshirë në korrupsion dhe minim të luftës së policisë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të provave në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Durrës.

Shpreh besimin se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit. Përgëzime dhe vetëm përpara!” – shkruan Balla.