Një 52-vjeçar ka humbur jetën në Durrës pasi nga kamioni me të cilin punonte kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë në lagjen nr.15.
“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”- njofton policia.