Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Kulla: Goxhaj u arrestua nga Gjykata Speciale që të bëhej shembull, do dekurajohen të tjerët


Eksperti i çështjeve të sigurisë Ilir Kulla ishte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth arrestimit dhe kërkesës për ekstradim të Dritan Goxhaj.

Kulla thotë se arrestimi i Dritan Goxhaj, është pasi Gjykata Speciale ndodhet në një krizë të madhe prej 3 vjetësh, e cila po mban njerzit pa arsye në burg dhe duhen të gjejnë rrugë për të dalë nga kjo krizë.

Ai vijon se Gjykata u ngrit për shkak se u sajua mashtrimi i madh publik siç ishte ai i Shtëpisë së Verdhë dhe ai i Trafikimit të Organeve.

Kulla thotë se njerzit që janë kundër Gjykatës Speciale, përfshirë atë vetë dhe njëkohësisht të arrestuarin Dritan Goxhaj, janë kundra ndaj një Gjykate që ka rënë, sepse i ka kaluar afati, duke e quajtur si piramidë pa themele në tokë, ç’ka sjell goditjen e shumë njerëzve që janë kundra saj.

”Goxhaj u arrestua sepse Gjykata Sperciale është në një krizë të madhe dhe tani duan të gjejnë gjithë sebepet sepse po i dështojnë proceset. Gjykata Speciale që kur është themeluar është themeluar mbi gënjeshtër të madhe siç është shtëpia e verdhë dhe trafiku i organeve, e cila ka rënë. Shteti shqiptar dhe kryeministri i Shqipërisë ka miratuar një rezolutë në Këshill të Europës. Të gjithë njerzit që janë kundër Gjykatës Speciale, përfshirë këtu Dritanin dhe mua, po edhe shumë njerëz të tjerë, kryemnistrin, kryetarin e Bashkisë Tiranë, ish presidentin Meta etj… kanë pasur deklarata të qarta me këtë gjykatë. E cila fatkeqsisht u ngrit me votate Hashim Thaçit dhe atyre që janë në burg, por i ka kaluar afati, sepse ata qëndrojnë në një piramidë që nuk ka themel në tokë. Flitet për krime të cilat nuk kanë ekzistuar dhe nuk janë bërë. Prandaj ata tani po zgjerohen dhe po mundohen të godasin këdo që ka një qëndrim kundër gjykatës.”

Në lidhje me shkrimet e Goxhaj, Kulla tha se aty përmenden emra që kanë qënë të ditur edhe më parë, të shkruar dhe nga të tjerë, por fakti që dy dëshmitarët përmenden edhe në dosjen e ish komandantit të UÇK-së, Sali Mustafës, ç’ka solli arrestimin e Goxhajt, që çdokush tjetër që ka dijeni në raport me ngjarjet, dëshmitarët, të mos flasë se ndryshe përballet me burgun.

Unë i kam parë intervistat e Dritanit, ato emra që fliten aty, unë i kam ndeshur në shumë faqe interneti, nuk është Dritan Goxhaj i pari dhe i fundit që i ka shkruar.

Dritan Goxhaj është mik i vjetër me ish komandantin e UÇK në Prishtinë Sali Mustafën, që është dënuar 26 vjet dhe dy nga dëshmitarët që përmenden aty, janë edhe dëshmitarët të dosjes së zotit Mustafa dhe ai ka për të shkuar në apel dhe këtu është problemi, që të parandalohet çdokush tjetër që ka dijeni në raport me ngjarjet, dëshmitarët, të mos flasë se ndryshe përballet me burgun, siç i ka ndodhur Hysni Kucatit, Nasim Haradinajt,” shprehet Kulla.

Kulla tha se ish-ushtari i UÇK nuk akuzohet për krime lufte, por për fjalën e lirë. Sipas tij pretendimet se Goxhaj pengon drejtësinë vijnë vetëm sepse ky i fundit ka publikuar një shkrim ku mes të tjerave e ka quajtur anti-shqiptare Gjykatën e Hagës.

“Dritani nuk akuzohet në raport me historitë e luftës. Dritan Goxhaj akuzohet për fjalën e lirë. Ai akuzohet për pengim të drejtësisë, çfarë është pengimi i drejtësisë, të thuash se kjo gjykatë është anti-shqiptare?

Meqë zoti Dritan nuk ka vrarë njerëz, nuk ka shpërndarë drogë, nuk ka bandë kriminale nuk ka bërë kontrabandë, nuk ka kërcënuar njeri, nuk ka rrahur njeri, nuk ka shkelur njeri me makinë, nuk ka bërë asnjë vepër penale të nivelit të ulët.

Dritan Goxhaj ka shprehur vetëm opnionin e tij në raport me këtë gjë. Unë mendoj se është në dinjitetin e shtetit shqiptar që një shtetasi të tillë t’i thotë të rrijë në detyrim paraqiteje deri sa shteti i Kosovës, apo gjykata speciale të sjelli dosjen e plotë të pretendimeve”,-tha Ilir Kulla.

Më tej ai thotë se shteti shqiptar nuk duhet ta mbaj më asnjë orë në burg Goxhajn, e jo më ta ekstradojë, sepse shteti shqiptar ka një qëndrim në lidhje me gjykatën, pasi e gjitha kjo qëndron në raport me opinionin.