Vendosni fjalën kyçe....

Kreshnik Spahiu: Lapaj, Qori e Shabani pëlqehen më shumë se Berisha e Meta


Kreshnik Spahiu në një intervistë për Euronews Albania ka komentuar situatën politike në vend.

Ai theksoi se në bazë të sondazheve, Endri Shabani, Adriatik Lapaj, dhe Arlind Qori pëlqehen më shumë se Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Mes të tjerash ai theksoi se pas shtatorit, partitë e reja do të përballen me një luftë me partinë e vjetër opozitare.

Mendoj se ka një lloj pazari dhe marrëveshje mes Ramës dhe Berishës, janë shumë të interesuar për  të shkatërruar çdo faktor të ri. Teorikisht sot po të pyesësh ndonjë sondazh Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj pëlqehen më shumë se sa Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta. Shabani dhe Lapaj janë më motivues dhe frymëzues sesa Berisha dhe Meta. Këta janë dy të kërcënuarit kryesor. Unë besoj se pas shtatorit partitë e reja si e Arlind Qorrit, Nisma Thurrje, Adriatik Lapaj apo parti të tjera do të përballen me një luftë të paskrupulltë të partisë së vjetër opozitare, pasi lëvizjet e reja do i rrëmbejnë kauzën, imazhin dhe protagonizmit”- tha ai.