Vendosni fjalën kyçe....

Lajçak: Hap i rëndësishëm tërheqja e policëve nga veriu i Kosovës


I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pasi Policia e Kosovës dhe EULEX dhe KFOR’i kanë bërë vlerësimin e përbashkët të sigurisë në Veri.

Numri i policëve rreth komunave veriore ka nisur të reduktohet, sipas marrëveshjes së Brastislavës të arritur mes Kosovës dhe BE-së. Në lidhje me vlerësimin e Policisë dhe EULEX-it dhe KFOR-it, Lajçak thotë se është hap i rëndësishëm drejt deskalimit të plotë.

E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX Kosovo dhe NATO-KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt shtensionimit të plotë të situatës në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.