Avioni i Donald Trump është ulur në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit ‘Ronald Reagan’ përpara paraqitjes së tij në gjykatë.
Ish-presidenti do niset me makinë në Gjykatën e SHBA-së Barrett Prettyman, e cila ndodhet afërsisht 8 km nga vendi ku ndodhet tani.
Trump akuzohet se ka “nxitur” sulmin e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së duke mbjellë mosbesim në zgjedhjet e 2020-ës, sipas BBC.
Aktakuza thotë gjithashtu se ai u bëri presion zyrtarëve zgjedhorë për të ndryshuar rezultatet në një përpjekje të dështuar për t’u kapur në pushtet.
Ai është akuzuar më parë për dy raste të tjera të palidhura – të cilat kanë të bëjnë me dokumente sekrete dhe pagesa për ish-yllin pornografik Stormy Daniels.
Pavarësisht çështjeve penale, Trump është favorit për të qenë kandidati republikan në zgjedhjet e 2024