Në një deklaratë për median deputetja Albana Vokshi thotë se konçesioni i Check up ka dështuar.
Vokshi inkurajon SPAK të sekuestrojë koncesionin e Check up-it, pasi sipas saj, ky koncesion u përgatit dhe u tenderua, jo duke pasur në vëmendje interesin publik, por vetëm interesin e privatit.
“Partia Demokratike ka denoncuar që në krye të herës koncesionin e kontrollit shëndetësor bazë, check up, si një nga më të korruptuarit, më të dështuarit. Check up, është tregues i modelit që Edi Rama ka ngritur në Qeverisje. Koncesioni i parë në shëndetësi, që hapi rrugën për 3 të tjera që shkatërruan cdo shtyllë të shëndetësisë. Check up u përgatit, hartua, tenderua, jo duke pasur në vëmendje interesin publik, por vetëm interesin e privatit, pra të Vilma Nushit. Vilma Nushi është paguar rreth 60 mln Euro për një shërbim që deri më sot nuk është vërtëtuar që ka kryer, në të kundërt, ka shtuar stress te qytetarët për shkak të cilësisë jo të mirë të analizave, ka shtuar harxhimet të familjet që nuk i besuan check up dhe i përsëritën në privat analizat; ka shtuar stress të mjekët e familjet që janë të detyruar të punojnë për Vilmen dhe me target të caktuar nga Ministrja, ka nxjerrë burrat shtatzanë dhe gratë me prostatë.
Për kohë sa Edi Rama të jetë në pushtet, Qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë korrupsionin. Përsa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, shëndetësia do të jetë vetëm për pak njerëz që kanë mundësi të paguajnë. Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, me taksat tuaja do të vazhdoni të paguani shtrenjtë korrupsionin dhe klientelizmin e kësaj qeverie të kapur në interesa të pista personale. Përsa kohë ky njeri është kryeministër, nuk do t’ju lënë as ankoheni, sepse ai e blen pushtetin! Inkurajojme SPak qe ashtu si inceneratorin e Tiranes te sekuestroje edhe djegesin e parave publike te Vilma Nushit.” denoncoi sot deputetja Albana Vokshi.