Forumi qytetar i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhajt, i cili u arrestua para pak ditësh me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Në reagimin e këtij forumi thuhet se ky është rasti i pare i arrestimit të një shtetasi shqiptar me urdher të Dhomave të Specializuara që veprojnë në Hagë me ligjet e Kosovës dhe se këto akuza absurde janë ngritur pas shkrimit të tij si gazetar i lirë.
Më tej reagimi bën thirrje për solidarizim në mbështetje të Dritan Goxhajt.
Reagimi i forumit qytetar:
Togeri Dritan Goxhaj, pilot në Shkollën e Aviacionit Vlorë ju bashkua UÇK-së në Mars të vitit 1999. Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili ju bashkua vullnetarisht UÇK-se dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Dritan Goxhaj, luftëtari i UÇK-së, ushtaraku shqiptar, intelektuali dhe gazetar i fjalës së lirë, më datë 31 Korrik u arrestua nga Policia e Shtetit shqiptar, referuar Letër-Porosisë së Gjykatës Speciale Kosove. Ky është rasti i pare i arrestimit të një shtetasi shqiptar me urdher të Dhomave të Specializuara që veprojnë në Hagë me ligjet e Kosoves. Dritan Goxhaj, luftetari i UÇK akuzohet për: ” Frikësim gjatë procedures penale” dhe ” Pengimi i Personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Këto akuza absurde janë ngritur pas shkrimit të tij si gazetar i lirë “Memedheu , UÇK-ja dhe gjykata speciale” Solidarizohuni në mbeshtetjë të luftëtarit tëUÇK dhe fjalës së lirë Dritan Goxhaj.