Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Vezaj publikon foton e Saimir Tahirit në burg, në tavolinë me Kelmend Balilin dhe Safet Bajrin


Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar në rrjetet sociale një foto në ambjent burgu, ku shihet se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në një tavolinë në dukje festive, me Kelmend Balilin, të ashtëquajturin si ‘escobari’ i Ballkanit, si edhe me drejtuesin e bandës së Bajrave të Shkodrës, Safet Bajrin.

Vezaj shkruan në postimin e tij, se gjatë detyrës së ish-ministrit Tahiri, janë bërë me dhjetra operacione për kapjen e Kelmend Balilit, por pa sukses, ndoshta prej shkakut të miqësisë mes këtyre të fundit.

 

Statusi i Vezajt:

Shoqnia e burgut dhe jo vetem

Kjo foto tregon shume! Sidomos per pushtetin e kapur me bandat!

Sic e shikoni, kjo foto eshte bere brenda nje qelie ne burgun e Kosoves ne Lushnje pak muaj me pare!

Ne krah te majte me syza, besoj e njihni “kampioni” i luftes kunder krimit ish-ministri Saimir Tahiri! Perballe tij me bluze te bardhe, eshte “eskobari” i Ballkanit Kelmend Balili! Ne kohen kur Tahiri drejtonte ministrine jane bere dhjetra operacione per kapjen e tij por pa Suksese!! Ndoshta kjo miqesi ka pas efektin e saj! Nderkohe pas Balilit eshte drejtuesi i “bandes” se Bajrave te Shkodres, Safet Bajri! Perballe tij nuk e njoh ate “kapon” tjeter!

Sic duket ne foto, Po festojne dicka me vere e ushqime brenda qelise!! Ne burg eshte e ndaluar vera por nga fotoja duket se jane te pashqetesuar per kete fakt dhe dihet tashme qe nepermjet shisheve te koles futej vera ne burgje! E per ta kuptuar se sa serioze ka qene qeveria Rama per luften ndaj krimit, kjo foto tregon shume!