Vendosni fjalën kyçe....

I ranë pllakat në trup dhe 52-vjeçari humbi jetën, arrestohet shoferi i kamionit në Durrës


Një ditë më parë një 52-vjeçar ndërroi jetë pasi nga kamioni ku po punonte, rrëshqitën disa pllaka dhe i ranë mbi trup duke e lënë të vdekur.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje, policia ka mundur sot të arrestojë shoferin e kamionit për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Njoftimi:

Policia bën me dije se sot është arrestuar në flagrancë shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës (shoferi i kamionit prej nga ku rrëshqitën pllakat), për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë shkak edhe shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, nga 62-vjeçari, i cili pas rrëshqitjes së pllakave mbi shtetasin A. K., është larguar nga vendi i ngjarjes, pa dhënë ndihmë dhe pa njoftuar Policinë.

Vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht përgjegjësinë penale të shtetasit M. K.