Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministrja e financave paraqitet në SPAK


Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj është paraqitur sot në ambientet SPAK.

Deputetja socialiste, Denaj raportohet se do të merret në pyetje për PPP e sterilizimit.

Koncesioni i sterilizimit është kallëzimi i parë në SPAK, ndërsa përveç saj disa herë është thirrur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Anila Denaj mori postin e Ministres së Financave në dhjetor 2018, deri në shtator 2021, kohë kur u zëvendësua nga ministrja aktuale Financave Delina Ibrahimaj.

Nw zgjedhjet e prillit 2021 ajo u zgjodh deputete në Qarkun e Vlorës.