Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, ka dalë pas rreth 3 orësh nga SPAK, ku u pyet për dosjen e sterilizimit.
Në një komunikim me gazetarët, Denaj teksa nuk dha shumë detaje theksoi se është pyetur në lidhje me informacion për periudhën ku ka qenë drejtoreshë e shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave.
“Isha për informacion që kam dijeni gjatë kohës që kam qenë drejtoreshë e Shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave që ky koncension ka qenë në diskutim”, ka thënë ajo.