Në “Air Albania”, Tirana-Beshiktash nisi me 15 minuta vonesë, madje rrezikoi të mos luhej pasi tifozët e dy ekipeve prodhuan kaos.
Flakadanë dhe mjete piroteknike në fushë ndërsa nuk mungoi as përplasja ndërmjet tyre ku u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën.
Akoma më shqetësues është bilanci pas përfundimit të këtij takimit, ku tifozët ultras të dy ekipeve u përplasën ndërmjet tyre në rrugët e kryeqytetit.
Dhunë është ushtruar edhe në rrugët e qytetit. Tirana tani rrezikon një gjobë të majme nga UEFA pasi ishin ata organizatorët e këtij takimi.