Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Vezaj: Tahiri po drekonte me të riun që i vrau policin në Lazarat


Gaeztari Flamur Vezaj, ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me një foto që postoi ditën e djeshme, ku shfaqej ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në tavolinë së bashku me Kelment Balilin dhe Safet Bajrin.

Por dje, Vezaj la të pa indetifikuar personin e katërt që ndodhej në foto, gjë për të cilën e sqaron sot, i cili thotë, se personi tjetër në foto është shtetasi Klodian Selimi nga Lazarati i denuar me 13 vite burg si bashkë i pandehur në vrasjen e efektivit të RENEA-se Ibrahim Basha.

Vezaj e cilëson si hipokrizi edhe turp drekën e kësaj fotoje, sepse ish-ministri Tahiri në ceremoninë mortore të efektivit të vrarë mbajti fjalim të mbushur me emocione, ndërsa aty drekon me njërin prej bashkëautorëve të kësaj vrasjeje.

Gjithashtu Vezaj hedh poshtë edhe deklaratën e djeshme të Drejtorisë së Burgjeve, e cila u përgjigj se ushqimi shërbehet në dhomë dhe se ishte veçse ushqim burgu.

 

Statusi i gazetarit Vezaj:

Tahiri dhe paturpesia e tij!

##

Gjate dites se djeshme postova nje foto nga burgu i Lushnjes mes disa te denuarve! Mes tyre “ish-kampioni” qe “luftoje” krimin Saimir Tahirit, bashke me “eskobarin” Kelmend Balili dhe kreun e bandes se Bajrave, Safet Bajri! Por personi tjeter deri dje ishte i paidentifikuar pasi edhe foto ishte jo cilesore!

Por Sot e konfirmova se personi ne krah te Tahirit eshte Klodian Selimi nga Lazarati i denuar me 13 vite burg si bashke I pandehur ne vrasjen e efektivit te RENEA-se Ibrahim Basha! Ne ceremonin mortore, Tahiri mbajti fjalim te mbushur me emocione! Por 7 vite me pas ne vitin 2022 (kur edhe eshte bere fotoja) ky Tahiri hipokrite drekon me njerin nga bashke autoret e asaj ngjarje! Cfare turpi! Cfare morali!! Si ndihen familja e efektivit te ndjere Basha e koleget e tij!?

Ndersa per njofitmin e burgjeve, dreka thone sherbehet ne qeli, e sakte por burgu nuk sherben ne menun e saj mish zgare!! E ne foto ne asnje vend nuk ka pilaf, fasule apo makarona qe sherbehet ne burg! Por ne foto duket qarte qe nuk eshte ushqim i Burgut!

Pijet, thone se jane freskuese!? Ne asnje vend nuk shoh vec ujit dhe disa shishe me nje leng te zi, e gota gjysem te mbushura! Nuk ndodh qe shisheve te koka-kolave ti hiqet etiketa apo e sherbehet me gota gjysem te mbushura!

Vec ketyre, mendoje qe burgu nuk i Bashkine keto ne nje qeli se aty kishte plot te tjere por Tahiri, preferoje te hane dreke me te fortet Balili e Bajri!