Vendosni fjalën kyçe....

Man.United zyrtarizon transferimin e Hojlund nga Atalanta


Manchester United ka kompletuar transferimin e Rasmus Hojlund nga Atalanta.

Klubi anglez njoftoi zyrtarisht për transferimin e danezit, të cilin e prezantoi sot në “Old Trafford”.

Hojlund me Man Unitedin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit më shumë.

“Djajtë e Kuq” kanë paguar 70 milionë euro për transferimin e 20-vjeçarit.

“Nuk është sekret që kam qenë tifoz i këtij klubi të madh që kur isha i vogël dhe ëndërroja të luaja në Old Trafford si lojtar i Manchester United. Jam tepër i emocionuar nga kjo mundësi për ta kthyer atë ëndërr në realitet dhe jam i vendosur të shpërblej besimin që klubi ka treguar tek unë. Është ende herët në karrierën time, por e di që jam gati ta bëj këtë hap dhe të luaj me këtë grup lojtarësh të klasit botëror”, u shpreh Hojlund pas prezantimit te Manchester United.