Radhë të gjata trafiku janë krijuar në hyrje të pikës kufitare të Hanit të Hotit.
Mësohet se në pikën kufitare që lidh Shqipërinë me Malin e Zi është krijuar një radhë e gjatë prej 3 kilometrash në anën malazeze.
Lidhur me këtë problematikë, ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka kërkuar palës malazeze kalimin me regjim të lehtësuar.