Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me armë në një lokal në qendër të Prishtinës, 17 të plagosur, ndërron jetë 1 person


Shtatëmbëdhjetë  persona kanë mbetur të lënduar nga plagosja e mbrëmshme në një lokal në qendër të Prishtinës. Shtatë prej tyre janë plagosur me armë zjarri.

“Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura.Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë”, ka deklaruar drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla për mediat kosovare.

Policia e Kosovës ka deklaruar se paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në këtë ngjarje dhe po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, por edhe nga plagë të shkaktuara nga xhama.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë mediat kosovare raportojnë se njëri nga personat e plagosur ka ndërruar jetë pasi në gjendje të rëndë u dërgua në QKUK dhe nuk ka arritur të përballojë plagët e marra.