Vendosni fjalën kyçe....

Altin Goxhaj: Kulla te Opera është dhurata e pushtetit për opozitën dhe shitjen e zgjedhjeve


Altin Goxhaj e ka denoncuar kullën që po ndërtohet te Opera në qendër të Tiranës si dhuratën e pushtetit për opozitën dhe shitjen e zgjedhjeve.

Avokati Goxhaj thotë se kulla e klientëve të Rama-Veliajt janë edhe “oligarkët e PD-së dhe LSI-së” që e dhanë si shpërblim për shitjen e Bashkisë Tiranë duke kandiduar Belind Këlliçin përballë Erion Veliajt.

Goxhaj thotë se kullën e ka denoncuar që në dhjetor të vitit 2022 si monedhën e shkëmbimit të shitjes së Bashkisë Tiranë.

Ai thekson se opozita hesht për ndërtimin e kullës sepse ka katet e veta në këtë pazar.

Sot isha live në Fax News (video del pas pak) për të denoncuar “Monumentin e Shitjes së Zgjedhjeve nga Opozita” e cila zaptoi Parkun mbrapa Pallatit të kulturës, kullën e klientëve të Rama-Veliaj që janë edhe oligarkët PD-së dhe LSI, shpërblimin për shitjen e Bashkisë Tiranë në 4 Dhjetor 2022 me primaret e famshme që nxorën kandidatin Këlliçi për të cilin investoi gjithçka Veliaj!

Këtë kullë e kam denoncuar në Dhjetor 2022 live në Fax Neës dhe Vizion Plus si monedha e shkëmbimit të shitjes Bashkisë Tiranë nga Opozita tek Veliaj! Prandaj hesht opozita për këtë krim më të fundit ndaj Tiranës sepse ka katet e veta në këtë pazar!

Ja pse nuk kemi Opozitë por veç një klasë të tërë politike dhe ndaj Soros po investon Tikët e Soros për të kontrolluar pakënaqësinë dhe reagimin publik!

Ja pse Levizja Shpreson do të jetë bashkë me qytetarët dhe forcat e ngjashme forca reale e përfaqësimit qytetar për të ndalur këta që po shpopullojnë Shqipërinë, ndaj dhe ne po mbledhim firma për tu përfaqësuar në Zgjedhjet Parlamentare me Listën e Hapur Qytetare që do ti kthejë Shpresën shqiptarëve se ata mund ta ndalojnë të Keqen”- shkruan Goxhaj.