Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë makina në Qafë Thanë


Një mjet është djegur në Qafë Thanë ditën e sotme.

Sipas policisë shkak për zjarri dyshohet se ka qenë një masë elektrike në motor.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga mjeti pa u dëmtuar.

“Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas.

Mjeti i llojit benz ka qenë duke zbritur kthesat e Qafë Thanës në drejtim të Prrenjasit kur një masë elektrike në motor ka bërë që makina të përfshihet nga flakët.

Drejtuesi i mjetit N. Gjoka  65 vjeç nga Durrsi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti duke shpëtuar nga dëmtimet.

Zjarrfikësit e Prrenjasit kanë bërë të mundur fikjen e mjetit ndërkohë që po bëhet edhe larja e rrugës pasi prania e vajit mund të shkaktojë të tjera aksidentet në këtë zonë.

Policia gjithashtu nisi hetimet rreth kësaj ngjarje për të zbardhur shkaqet e të djegies së mjetit” – njofton policia.