Vendosni fjalën kyçe....

​Në gusht nisin të gjitha fluturimet Kosovë-Shqipëri


 

Marrëveshja e firmosur në vitin 2020, për korridorin ajror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë pritet të ndodhë gjatë këtij muaji. Lajmin e ka dhënë ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sipas të cilit korridoret janë të përcaktuara.

Ndërkohë Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror në Kosovë kanë thënë për KosovaPress se me publikimin e pikave ajrore në AIP të Shqipërisë në korrik të vitit 2023, pritet ndërrimi i atributeve të këtyre pikave nga Eurocontrol, respektivisht nga Netëork Manager që të bëhen edhe “flight plannable” së shpejti.

Ndërkohë Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror në Kosovë kanë thënë se me publikimin e pikave ajrore në AIP të Shqipërisë në korrik të vitit 2023, pritet ndërrimi i atributeve të këtyre pikave nga Eurocontrol, respektivisht nga Netëork Manager që të bëhen edhe “flight plannable” së shpejti.

“Sa i përket korridoreve me Republikën e Shqipërisë, korridoret janë të përcaktuara, tashmë kanë dalë edhe në ueb faqe. Ende nuk janë, nuk i di këto shprehjet teknike që i kanë ekspertët ajrorë, por duhet që ato të konfirmohen si të tilla, në mënyrë që të bëhen të planifikueshme në fluturimet ndërkombëtare…Në shumicën e fluturimeve ndërkombëtare që bëhen nga Aeroporti i Prishtinës për në aeroporte të tjera e që është rruga më shkurtër nga ato pikat që janë më Republikën e Shqipërisë realizohen. Në kthim një pjesë e tyre realizohen, një pjesë e tyre nuk realizohen për shkak se shpesh janë të paplanifikuara”, ka thënë Aliu.

Para katër muajsh, Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale për korridorin ajror që mundëson lejimin e shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.