Vendosni fjalën kyçe....

Policia u dorëzon portofolat e humbur tre turistëve në Sarandë e Himarë


 

Efektivët e forcave “Shqiponja”, gjatë patrullimit në territor, në afërsi të një hoteli, kanë gjetur në tokë, një portofol me një shumë parash, karta bankare dhe një pasaportë të shtetit të Kuvajtit.

Pas verifikimeve rezultoi se pasaporta që u gjet në këtë portofol i përkiste një turisti nga Kuvajti që ishte akomoduar në një hotel.

Turisti është paraqitur në Komisariatin e Policisë Sarandë ku punonjësit e Policisë i kanë dorëzuar portofolin që ai kishte humbur.

Në Himarë, Shërbimet e Policisë i kanë dorëzuar një tjetër turisti të huaj, portofolin që ai kishte humbur në një rrugë. Portofoli i turistit të moshuar holandez ishte gjetur dhe ishte dorëzuar në Komisariat, nga një banor i Himarës.

Edhe në Vlorë shërbimet e Policisë i kanë dorëzuar një tjetër shtetasi të huaj, portofolin me një shumë parash dhe karta banke. Portofoli është gjetur në afërsi të një lokali, nga një pushues, ia cili ia ka dorëzuar punonjësve të Policisë që po patrullonin në zonë.