Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka denoncuar kreun e Rithemelimit të PD-së Berisha se është kapur për fyti lidhur me projektin e kullës pas Teatrit të Operas e Baletit.
Pas protestës së organizuar nga Lëvizja Bashkë, ai tha se ‘ai që i ka zënë gojën Berishës, ka kapur për fyti kryeministrin Rama.
Qori tha se Berisha e Rama janë kukulla, impotentë e dallaverexhinj pa karakter në shërbim të oligarkëve e gangsterëve.
“Kush i ka zënë gojën Sali Berishës ka kapur për fyti edhe Edi Ramën. Këta nuk janë politikanë, por kukulla. Impotentë e dallaverxhinj, shërbyes gjithnjë e më pa karakter të oligarkëve dhe gangsterëve. Lëvizja BASHKË është e vetmja alternativë, sot në opozitë dhe nesër në qeverisje.” – shkruan Qori.