Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi 55-vjeçarin në Vlorë duke i shkaktuar vdekjen, pranga autorit


Ka rënë në pranga autori i dhunës ndaj 55-vjeçarit Armando Meshau në Vlorë, ku për pasojë ky i fundit ndërroi jetë.

Në pranga ka përfunduar 33-vjeçari Rei Meta banues në Tiranë.

Njoftimi

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet 2 shtetasve, për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj tij (goditjeve me grushte), humbi jetën shtetasi A. M., ju informojmë se: Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit R. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”