Anija kozmike e Indisë Chandrayaan-3 ka kryer manovrën e saj të parë të lidhur me Hënën, pas futjes së saj të suksesshme në orbitën e satelitit të Tokës një ditë më parë, njoftoi të dielën Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO).
Një video e shpërndarë nga ekipi Chandrayaan-3 në Tëitter/X tregon pamje spektakolare të Hënës që u kapën nga kamera në bord të anijes.
Operacioni tjetër për të pakëesuar më tej orbitën është planifikuar për 9 gusht. Pas manovrave të deorbitimit, anija kozmike do provojë një ulje të butë në sipërfaqen e Hënës më 23 gusht.
Chandrayaan-3, misioni i tretë indian i eksplorimit hënor, u nis më 14 korrik dhe synon uljen e butë në sipërfaqen e Hënës.
Nëse misioni është i suksesshëm, India do jetë bërë vendi i katërt që ka arritur një ulje të butë në Hënë, duke u bashkuar me SHBA, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën. Ai do ketë gjithashtu dallimin unik të jetë kombi i parë që do zbarkojë në polin jugor hënor.