Vendosni fjalën kyçe....

Kryeplaku në Klos denoncon dhunën: Më qëlluan se ngrita shqetësimin e banorëve kundër gurores


Kryeplaku i fshatit Kerr në Klos ka akuzuar një bashkëfshatar se e ka dhunuar.

Sali Muça ka denoncuar për dhunën Besnik Muçën për dhunën ndërsa ka shkuar për mjekim në spital. Ai ka bërë thirrje që organet e drejtësisë të marrin masa.

Sipas tij  shkak për dhunën është bërë një gurore pasi ai ka ngritur shqetësimin e banorëve të cilët kundërshtojnë hapjen e saj.

“Kam qenë në kanalin vaditës, kur vjen Besnik Muça i cili ka ardhur menjëherë, më ka goditur me grushte disa herë, në fytyrë e në trup. Më pas është larguar. Unë kam ardhur në spital. Nuk kemi pasur konflikte e asgjë, me djalin. Por djali i tij merret me gurore, me pyje, për dëmtime me shumë gjëra në fshat, që ne nuk jemi dakord. Ai është një tip mashtruesi. Nga dhuna isha mbuluar me gjak, kam bërë kallëzim penal ne polici. Mbrëmë gjithë natën kam qëndruar në spital për mjekim, po ashtu edhe sot jam për mjekim. Nuk di nëse është marrë masë, por unë kam bërë denoncim direkt. Kërkoj të merren masa nga drejtësia, asgjë më shumë, por vetëm të zbatohen ligjet e shtetit.” – ka thënë Sali Muça, shkruan BW.