Publicisti Mero Baze i është përgjigjur Shkëlzen Berishës, pasi ky i fundi pak më herët sfidoi kryeministrin Rama duke i bërë thirrje ‘të revokojë lejen për kullën pas Teatrit të Operas e Baletit, ose të hajë me nder’.
Në një shënim në Facebook, Baze shkruan se Rama e ka dhënë me vetëdije lejen për kullën në qendër për ta mbajtur në lojë Berishën si klan politik shkatërrues për opozitën.
Në reagimim e tij publicisti thekson se është i bindur se Shkëlzen Berisha qëndron pas dy projekteve të mëdha, njëri te hoteli në Gjirin e Lalzit dhe tjetri te kulla pas TOB-it.
Në fund të shkrimit të tij, Baze thekson se Shkëlzen Berisha nuk ka pse sfidon kryeministrin Rama, pasi ky i fundit nuk ka asnjë ankesë, por duhet të sqarojë aktorët e tjerë të opozitës që kanë reaguar kundër saj.
Baze e mbyll shënimin e tij duke shkruar se se Berisha në vend që të sfidojë Ramën mund t’i kërkojë mikut të tij Ilir Shtufi,të cilin e përdor prej 30 vitesh për çdo hall, që të heqë dorë nga kulla.
“Po në fakt Shkëlzeni do dhe kullën dhe opozitën. Dhe Edi Rama ja ka dhënë të dyja. Ska pse mërzitet me të dhe ska pse e sfidon duke bërë lojë luftash. Luftën e ka me opozitën që ndjehet e shitur.” – mbyll shënimin Baze.
Shënimi i plotë i Bazes
“Shkëlqen Berisha më në fund ka sfiduar Edi Ramën për kullën në qendër të Tiranës duke i thënë : “anuloje po ta mbajti” lejen për kullën.
Ana qesharake e këtij reagimi është se askush nuk po thotë që Edi Rama po ankohet pse ka dhënë leje për kullë. Edi Rama e ka dhënë me plot vetëdije lejen për kullë dhe ndoshta brenda gjithë ligjeve dhe vizonit të tij për qytetin.
Edi Rama nuk e ka sfiduar Shkëlzen Berishën duke I thënë që të kam dhënë kullë. Nuk e ka sfiduar askush brenda qeverisë. Ja kanë dhënë gjithë qejf.
I pari që e kam sfiduar jam unë qyshkur se është dhënë leja e kullës. Dhe e përsëris pa asnjë mëdyshje se Shkëlzen Berisha qëndron pas dy projekteve të mëdha asaj të hotelit tek Gjiri I Lalzit, dhe Kullës së Tiranës. Në Lalëz i ka nën emrin e të gjithëgjendurit të tij që nga tokat e Teqes së Zallit me gjyqe false në Ksamil dhe tokat e familjes Delvina në Sarandë e deri në Lalëz. Ai shfaqet kudo si TVSH e Shkëlzen Berishës me 20 për qind. Dhe tani tek projekti I kullës së Tiranës shfaqet I ngarkuari për beton I familjes si pronar I kullës 64 kate.
Të gjithë e kemi të qartë përse Edi Rama ja jep këtë ndihmë Shkëlzen Sali Berishës. Ja jep se i duhet të qëndroj në lojë si klan politik shkatërrues për opozitën. Ose më thjeshtë blen me lek një mall që helmon opozitën. Natyrisht që ka faj, por jo më shumë se faj se këta që shesin opozitarizmin për bythën e familjes së tyre dhe milionat që fitojnë nga firma e Edi Ramës.
Edi Rama jo vetëm që nuk është I mërzitur që po I jep leje, por është shumë I kënaqur. Po aq I kënaqur sa Shkëlzeni. Ndaj ky I fundit nuk ka pse e sfidon atë që I ka dhënë leje duke I thënë “anuloje”. Ai nuk ka asnjë ankesë. Ata që po ankohen janë aktorë të opozitës Arlind Qorri, Lulzim Basha dhe dhjetëra të tjerë. Natyrisht dhe shtypi që ka të drejt të ngrejë pikëpyetje për moralin e kësaj familje hajdutësh të certifikuar nga dy shtetet më të mëdha demokratike të botës, SHBA dhe Britania e Madhe.
Ndaj Shkëlzeni nuk ka pse bën sikur sfidon Edi Ramën duke I thënë anulo kullën. Ai mund ti thotë Ilir Shtufit, biznesmenit që ka 30 vjet që e përdor për çdo hall që ka të heq dorë nga kulla, nëse e ka seriozisht. Ai e ka konfidencën me Shkëlzenin dhe i bindet për çdo gjë.
Mund ti bindet dhe për këtë nëse vërtet Shkëlzeni se do kullën. Po në fakt Shkëlzeni do dhe kullën dhe opozitën . Dhe Edi Rama ja ka dhënë të dyja. Ska pse mërzitet me të dhe ska pse e sfidon duke bërë lojë luftash. Luftën e ka me opozitën që ndjehet e shitur.”