Vendosni fjalën kyçe....

Partizani me mungesa të rëndësishme në sfidën kundër Valmeiras, disa lojtarë të dëmtuar


Skuadra e Partizanit që shihet si favorit për të kaluar edhe turin e tretë të Conference League, do të ketë disa mungesa në Letoni.

Sëfundmi janë dëmtuar edhe dy futbollistë të tjerë, ndërsa të kuqtë vetëm 48 orë pas ndeshjes me Valmeira-n do të luajnë në Tiranë miqësoren kundër Romës.

Partizani është skuadra e vetme e Shqipërisë që ka mbetur në Kupat e Europës. Mirëpo të enjten në transfertën e Letonisë kundër Valmiera-s, në kuadër të turit të tretë të Conference League, të besuarit e Zekic rrezikojnë të kenë një sërë mungesash për shkak dëmtimesh, që mund ti hapin shumë punë trajnerit.

Pas operimit të Gjergji Kotes, por edhe të Alfred Mensah të kuqtë kanë humbur edhe shërbimet e senegalezit Saliu Sembene. Mbrojtësi ka rënë keq në stërvitje dhe ka thyer krahun, ndaj mungesa në letoni është e sigurtë. Fat i keq për futbollistin, i cili vetëm një muaj më parë ishte rikuperuar plotësisht nga i njëjti dëmtim.

Megjithatë Zekic mund të humbasë edhe Andi Hadrojn. Mbrojtësi i krahut të djthatë ka munguar në dy seancat e fundit stërvitore për shkak të një tërheqje muskulare dhe nuk dihet saktësisht se kur mund të rikthehet. Sipas të gjitha gjasave ai do jetë në ndeshjen e parë të turit të tretë të Conference League, por mbetet për tu parë forma e tij pas rikuperimit.

Partizani vetëm dy ditë pas ndeshjes në Letoni do të luajë në Tiranë miqësoren prestigjioze kundër Romës. Skuadra e drejtuar nga Mourinho ka ngjallur interes të madh dhe jo më kot 5 ditë para se të luhet janë shitur mbi 5 mijë bileta.