Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja e Bashës çon në SPAK kullën e dyshuar si të Foltores


Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka përgatitur një kallëzim penal për kullën që pritet të ndërtohet pas TOB, ndërtimi i së cilës dyshohet të ketë lidhje me Foltoren.

Burime bëjnë të ditur se nesër, kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës Eni Papa do të dorëzojë në SPAK një dosje të plotë denoncuese, kryesisht për mënyrën e financimit për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë.

Jo rrallëherë ndërtimet e reja në Tiranë janë konsideruar nga studime dhe investigime të ndryshme si mënyrë për të pastruar paratë e pista.

Pas kullës prapa Teatrit të Operas dhe Baletit, e cila pritet të jetë më e larta në Tiranë, qendrojnë biznesmenë të lidhur me Shkëlzen Berishën.