Një person është plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë të Kosovës. Pak orë më vonë, i plagosuri nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve, dhe ka humbur jetën.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha për Express se lidhur me këtë rast prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, thuhej në njoftimin e policisë.