Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryeredaktori i SYRI TV: Foltorja është në kurth, Rama i ka mbytur me ndere e favore


Ish-kryeredaktori i SYRI TV, Leonard Quku,, ka bërë një tjetër reagim me kullën ‘Mali i Tiranës’ e cila do të ndërtohet prapa TOB.

Duke lënë mënjanë ndërtimin dhe katet e kullës, Quku ngre shqetësimin e kompromentimit  nga ‘hambari i pushtetit’ ndaj njerëzve që deri dje hiqeshin sikur kishin monopolin e opozitarizmit.

Quku thotë se Foltorja është në kurth e ndoshta nuk e ka kuptuar, pasi Rama i ka mbytur me ndere dhe favore, duke shtuar se është e kotë ta sfidosh Ramën dhe Veliajn me anulime lejash, pasi e kanë më të lehtë t’i dekonspirojnë dhe të nxjerrin emrat e atyre që kanë kullën në realitet.

 

Statusi:

Që të jemi të qartë, nga njëra anë mua s’më shqetëson fort nëse një copë e opozitës bëhet me kullë 64 kate apo jo. Më shqetëson kompromentimi që i bën hambari i pushtetit njerëzve që deri dje hiqeshin sikur kishin monopolin e opozitarizmit. Kullën ta gëzojnë ata që e kanë, por opozitë nuk mund të bëni më. Dhe një këshillë, mos i sfidoni kot Ramën dhe Veliajn me anulime lejesh se ata e kanë më të lehtë t’ju dekonspirojnë dhe të nxjerrin emrat e atyre që kanë kullën në realitet se sa të shfuqizojnë një leje për të cilën deri tani janë paguar vetëm taksa e % mbi 20 mln euro (investimi llogaritet 200 mln euro)! Jeni në kurth por ndoshta s’e keni kuptuar ose e dini, por thjeshtë nuk ju plas se përfitimet janë shumë herë më të mëdha se impakti që kjo sjell te opinioni publik!