Vendosni fjalën kyçe....

Banorët në Fierzë protestë, kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës së bitumit e guroret: Po shkatërrojnë turizmin


Banorë të Tropojës janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të fabrikës së bitumit e shfrytëzimit të inerteve anës rrugës.

Fabrika e bitumit është parashikuar të ndërtohet pranë ujësjellësit, 50 metra larg rrugës Fierzë-Sheshi i Trageteve-Bajram Curri.

Banorët theksojnë se guroret dëmtojnë turizmin duke shkaktuar ndotje e shkatërrim të habitatit natyror të maleve.

Sipas tyre pronarët e guroreve nuk kanë asnjë dokument për ushtrimin e veprimtarisë.

Për më tepër ata kanë deklaruar se makineritë e rënda u rrezikohen fëmijët që shkojnë në shkollë. Banorët u kanë kërkuar autoriteteve që të ndërpresin menjëherë punën e këtyre guroreve.