Në disa shkolla të kryeqytetit ka nisur puna për vendosjen e impianteve fotovoltaike.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar fotot nga shkolla “Bajram Curri”, që është 1 nga 6 shkollat e Tiranës ku ka nisur puna për vendosjen e tyre.
“Falë “Sunny School” rrisim pavarësinë energjike të shkollave duke fuqizuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimaterike”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.