Vendosni fjalën kyçe....

Jorida Tabaku: Shqiptarët sot po kuptojnë kujt i është prekur interesi te kulla


Deputetja e PD-së Jorida Tabaku shkruan se shqiptarët po e kuptojnë sot se kujt i është prekur interesi te kulla që është parashikuar të ndërtohet në qendër të Tiranës.

Teksa shpreh mbëshetjen për SPAK-un, ajo thekson se sot qytetarët e kuptojnë se kush e lufton korrupsionin e kush bën gjasme, kush flet sa për të kaluar rradhën e kush denoncon prej parimeve, kujt i është prekur interesi e kush është trimëruar nga halli.

Në shënimin në Facebook ajo shkruan se gropa e Hajdin Sejdisë në vitet 1990-2011 ishte simboli i kapitalizmit alla-shqiptar, ndotjes e paditurisë politike e sot, 12 vite më vonë e njëjta politikë e riktheu në shëmbëlltyrën e politikës korruptive që ka shkatërruar vendin.

Në fund ajo shkruan se politika e SPAK-u janë mundësia për të nxjerrë vendin nga moçali politik e për të hapur rrugën për një politikë ndryshe.

“Në vitet 1990-2011, gropa e Hajdin Sejdisë ishte simboli i kapitalizmit alla Shqiptar – ndotja e qendrës së Tiranës, një shëmbull i rëndomtë i paditurisë politike.

Edhe pse gropa u mbulua në 2011, për të qenë lulishte dhe jo moçali qytetit, 12 vite më vonë e njëjta politikë e riktheu në shëmbëlltyrën e politikës korruptive që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve në 3 dekada.

Gjatë kësaj kohe, oligarkët politikë dhe ekonomikë u pasuruan duke shkatërruar qytetin, ndërsa shumë prej tyre përdoren të njëjtat sjellje korrupsioni për të ndërtuar pasurinë e tyre.

Projekti i kullës në qendër të Tiranës është simbol i qartë i arrogancës dhe moskujdesjes për trashëgiminë historike, duke shkatërruar nga ana urbanistike dhe funksionale qytetin.

Njëri ndër faktorët që shkaktoi këtë situatë është mungesa e sundimit të ligjit dhe pandëshkueshmëria – një këndvështrim që po ndryshon me angazhimin e SPAK.

SPAK është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në ndalimin e korrupsionit dhe shpërbërjen e oligarkisë politike dhe ekonomike. Ku është zhytyr sot ekonomia, politika, media e çdo sektor mund realisht të ndryshojë veç me luftë pa kompromis ndaj korrupsionit e me mbështetje ndaj SPAK.

Sot shqiptarët e kuptojnë se kush e lufton korrupsionin e kush bën gjasme, kush flet sa për të kaluar rradhën e kush denoncon prej parimeve, kujt i është prekur interesi e kush është trimëruar nga halli.

Politika, përpos SPAK, është shansi për të nxjerrë nga moçali politik Shqipërinë – të hapim rrugën për një poltikë ndryshe, si mjet real ndryshimi, me fakte e argumenta me zgjidhje që me të vërtetë besojnë dhe punojnë se mund t’i bëjë gjërat ndryshe.” – shkruan Tabaku.