Pas skandalit ku në repartin ushtarak të Zall Herrit ku u zbulua se ishin kultivuar rreth 125 bimë kanabis, Ministria e Mbrojtjes ka vijuar me masa të tjera administrative në repart.
Përveç 3 ushtarakëve të arrestuar më herët, Ministria e Mbrojtjes ka liruar nga detyra dhe ka nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të këtij reparti.
Bëhet fjalë jo vetëm për anëtarë të repartit ushtarak, por edhe të policisë ushtarake dhe inspektorë të krimeve që janë pjesë e policisë ushtarake.
LIROHEN NGA DETYRA
1.Specialisti për siguri në në seksionin e zbulimit
2.Specialisti për infrastrukturën/MNZSH
3.Zëvëndës Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes
4.Magazinier/shofer në Kompaninë e Mbështetjes
Më tej mësohet se është bërë propozim për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të FA të 6 ushtarakëve të FT dhe 4 ushtarakë të Policisë Ushtarake.